TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Botuesi Carlo Bolino, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku është diskutuar për votimet e 30 Qershorit. Bolino tha se PS ka fituar, për faktin se ka ruajtur votat e zgjedhjeve të vitit 2017, pavarësisht skandaleve dhe protestave. Ndërsa për analistin Andi Bushati, votimet e 30 Qershorit qenë një dështim për Edi Ramën dhe PS-në, sepse kryeministri kishte vënë bast se nuk do të zhvillonte zgjedhje moniste.
Në përfundim të këtyre votimeve, rezulton se kanë marrë pjesë në proces vetëm administrata dhe votues të PS-së, duke treguar qartë se qytetarët nuk e kanë braktisur opozitën, edhe pse Rama e deklaronte këtë gjë me bindje.
Carlo Bolino: Rreziqet e 30 Qershorit ishin dhuna dhe mospjesëmarrja. Për meritat e ndërkombëtarëve dhe opozitës, nuk ka ndodhur dhuna, ky është rezultat i rëndësishëm. Partia Socialiste ka ruajtur rezultatin e vitit 2017.
PS ka ruajtur votat e veta pavarësisht skandaleve, akuzave dhe protestave. Kjo për Partinë Socialiste është një fitore. Nëse këto zgjedhje kanë demokratike, kjo është për t’u diskutuar.
Andi Bushati: Për socialistët qe një dështim. Këtu kemi qenë kur njëra palë thoshte është e pamundur që Shqipëria të shkojë drejt zgjedhjeve moniste. Rama vuri një bast dhe tha këto nuk do jenë zgjedhje moniste sepse ky është vetëm halli i Lulit, Saliut, Monikës, Metës. Prandaj unë do bëj një palë zgjedhje ku do më përgjigjen edhe demokratët, edhe socialistët, të cilët do abandonojnë katër njerëz që janë kundër Shqipërisë. Marrim atë shifrën për të cilën unë kam shumë rezërva.
Edhe sikur administrate dhe votuesit e PS të shkojnë në votime, këto qenkan zgjedhje moniste. Paska votuar vetëm një parti. Basti i Ramës që do bëj zgjedhe të të gjithë shqiptarëve, nuk doli. Kjo shifër na ka konfimuar se po shkohet drejt një sistemi monist.
Carlo Bolino: Me këtë numër votash tregohet se PS është partia e parë. Nuk mund të imagjinojmë që PS merr të gjithë votat në Shqipëri, se ai është monizmi. Ai ka marrë votat e veta.
/TPZ.al/