AKTUALITET, 8 Janar 2018, 19:10

Vasili: Rama është koka e krimit, Çako hapi rrugët e trafiqeve

Vasili: Rama është koka e krimit, Çako hapi rrugët e

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë. I ftuar në Fax News, Vasili u shpreh se largimi i Haki Çakos nuk do të thotë asgjë.

“Çako hapi rrugët e trafiqeve, është një person i implikuar drejtpërdrejt në trafikun e drogës.

Kjo është thjesht nje marrëveshje horrllëku qeveritar që herë prishen herë pajtohen. Mos mendoni se do ndodhë ndonjë gjë pas ikjes së Çakos.

Koka e krimit është vetë Kryemonistri Edi Rama.

Këta thjesht i hedhin hi syve opinionit publik, pasi ne veprimtarinë e Çakos e demaskuam koëh më parë.

Jemi njohur kudo si Kolumbia e  Europës vetëm sepse Çako lejoi kanabisin,”- u shpreh Vasili.

Përsa i përket zëvendësimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kreu I Grupit Parlamentar të LSI-së u shpreh se nuk ka pikë rëndësie se kush do të jetë në vendin e Çakos pasi siç u përmend më lart, vetë koka e krimit është Rama.