AKTUALITET, 25 Qershor 2019, 10:34

“Unë pengoj votimet. Më dënoni!”, Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj i bashkohen nismës: Qytetarët në burg, kriminelët jashtë


Një deklaratë e karikaturistit të njohur Bujar Kapexhiu e pak ditë më parë ku thoshte se “Më 30 qershor unë pengoj votimet. Ju lutem më dënoni”, është përhapur gjerësisht në rrjetet sociale.

Hashtagu edhe “edhe unë”, po mbështetet nga figura të njohura nga politika, arti, apo akademikë. kësaj nisme i është bashkuar edhe pedagogu Mark Marku, si dhe analisti dhe pedagogu Agron Gjekmarkaj.

“Denomeni dhe mua. Denojeni te gjithe. Qytetaret ne burg. Kriminelet jashtë,”-shkruan Mark Marku.

“Jo votime! Jo Diktature! Votimet plumb per demokracine!

Me 30 qershor me duar te pastra pa gishta te nxire! Ketu jam-Me denoni ! Hape burgun Rama!”-thotë Gjekmarkaj.

Lexo edhe: Bujar Kapexhiu lëshon “bombën”: Më 30 qershor do pengoj zgjedhjet, le të më dënojnë