TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një britanik me fat, ka fituar çmimin jackpot të Vitit të Ri të lotarisë ‘Euro Millions’. 2019 nisi për të me 115 milionë paund më shumë (mbi 127 milionë euro).
Përveç fituesit të jackpotit, edhe 10 persona të tjerë kanë qenë fatlum, pasi kanë fituar nga 1 milionë paund secili. Numrat fitues të ‘Euro Millions’ ishin 01, 08, 11, 25, 28 dhe numrat fitues ‘Euro Millions Lucky Star’ ishin 04 dhe 06.
Ky është çmimi i katërt më i lartë i fituar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndjek fitimin e 76 milionë sterlinash nga një murator nga Lincolnshire muajin e kaluar.
Fitorja më e madhe në një lotari në historinë e Mbretërisë shkoi në vitin 2011 tek bashkëshortët Chris dhe Colin Weir, nga Ayrshire Verior, që fituan jackpotin prej 161 milionë sterlina në ‘Euro Millions’.