AKTUALITET, 19 Mars 2018, 14:00

Britania dhe BE-ja, bien dakord për termat e Brexit

Britania dhe BE-ja, bien dakord për termat e Brexit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian, janë dakordësuar për pjesën më të madhe të termave të marrëveshjes, e cila do të çojë drejt largimit të britanikëve nga BE.

Negociatorët e Brexit, Michel Barnier dhe David Davis, u shprehen se është rëndë dakord për termat për një periudhë tranzitore. Megjithatë, ende mbeten çështje për tu zgjidhur, veçanërisht problemi i kufirit me Irlandën e Veriut.

Faza tranzitore, do të zgjasë nga 29 Marsi 2019 deri në Dhjetor 2020 dhe ka për qëllim të thjeshtëzojë rrugën drejt një marëdhënie të përhershme mes dy entiteteve.

Barnier u shpreh se ka një marrëveshje për 4.5 milionë qytetarët e BE-së, të cilët jetojnë në Britani dhe 1.2 milionë qytetarët britanikë të cilët jetojnë në BE.

Burimi: BBC 

TPZ.AL