AKTUALITET, 23 Nëntor 2018, 18:12

Braimllari: Kryeministër injorant dhe hajdut, provokon qytetarët për të fshehur vjedhjen më të madhe në histori

Braimllari: Kryeministër injorant dhe hajdut, provokon qytetarët

Vazhdon protesta tek Unaza e Re. Në ditën e 20-të të saj, qytetarët janë më të vendosur se kurrë.

Sipas deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari, pjesëmarrës në protestën e sotme, “Edi Rama po vjedh hapur qytetarët me një projekt klientelist dhe kriminal.

Edi Rama një kryeministër injorant që provokon qytetarët për të fshehur vjedhjen më të madhe në histori, për 2 km rruge - 40 milionë euro.

Nuk do e kalojë me batuta dhe brekushe kësaj here sepse qytetarët janë në të drejtën e tyre legjitime. Qytetarët po protestojnë për pronën e tyre, kundër një kryeministri hajdut që ka vetëm një mision, të dhunojë dhe të rrjep qytetarët.

Të gjithë në këmbë kundra këtij kryeministri antikombëtar”.