AKTUALITET, 23 Nëntor 2018, 18:00

Basha i përgjigjet Ramës: Je kandidat për librin Guinnes për vjedhjen tek Unaza e Re

Basha i përgjigjet Ramës: Je kandidat për librin Guinnes për

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Unaza e re i është përgjigjur Edi Ramës, pasi ky i fundit tha se aty protestojnë anëtarët e PD dhe jo qytetarët hallexhinjtë.

Por Basha u shpreh se aty protestojnë hallexhinjtë, pasi Rama ka bërë pazare kokë më kokë me ndërtuesit për t vjedhur 40 milionë euro.

PJESË NGA DEKLARATA E BASHËS

Edi Rama është një hajdut, këta banorë janë këtu pasi ai po vjedh 40 milion euro. Pazaret i ka bërë kokë më kokë, i ka bërë kokë më kokë pazare për të vjedhur 40 milionë euro për saraje t e Surrelit.

Janë shoqëruar protestuesit, çfarë do bëni?

Ne kemi qenë dhe do jemi pranë banorëve, jemi këtu për ti mbështetur. Ky është një projekt i agait të Surrelit. Ky është kandidat për librin Guinnes për këtë vjedhje, pasi janë ulur kokë më kohë dhe kanë caktuar se sa do vjedhin. Për pasurinë e tij ka traumatizuar këta qytetar, këta vogëlush. Prandaj u them qytetarëve ngrihuni sa nuk është vonë.

Çfarë u sugjeroni banorëve të Astirit?

Unë nuk u sugjeroj asgjë, ata e dinë se çfarë bëjnë.