AKTUALITET, 29 Janar 2019, 13:14

Braho në kundërshtim me Ramën: Deputetët shkelën ligjin kur votuan dekretin e shkarkimit të Ditmir Bushatit

Braho në kundërshtim me Ramën: Deputetët shkelën ligjin

Deputeti socialist Spartak Braho është shprehur se mazhoranca ka shkelur ligjin me votimin e dekretit të shkarkimit të Ditmir Bushatit. Vetë Braho ka abstenuar gjatë këtij votimi.

Ai dekret ishte antikushtetues, edhe për faktin që erdhi 3-4 ditë me vonesë. Ai dekret kishte rënë, për çfarë do të votoja? Juristi ndjek logjikën dhe unë abstenova. Me logjikën time, deputetët e tjerë kanë shkelur ligjin”, tha Braho.

I pyetur nëse e mbështet padinë e Kryeministrit Rama ndaj Presidentit Meta për shkelje të Kushtetutës me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, Braho shtoi:

Duhet lexuar më parë padia, nuk mund të shprehem pa e lexuar atë padi”.