AKTUALITET, 29 Janar 2019, 13:05

Mark Marku: Nëse qeveria nuk rrëzon ligjin për Arsimin e Lartë, pedagogët do të futen në grevë

Mark Marku: Nëse qeveria nuk rrëzon ligjin për Arsimin e

Pedagogu Mark Marku, i ftuar në programin “Wake Up” argumentoi se pse Ligji i Arsimit të Lartë kundërshtohet prej studentëve dhe pjesa më e madhe e pedagogëve.

Marku është shprehur se dhe VKM-të e reja që kanë dalë pas protestave nuk e kanë ndryshuar gjendjen e degraduar në universitetet publike. Sipas tij, ato vetëm se cënojnë autnominë.

Profesor Mark Marku ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk i jep zgjidhje kësaj situate duke rrëzuar Ligjin e Arsimit të Lartë, të gjithë profesorët e universiteteve publike do të hyjnë në grevë.