BOTA, 15 Qershor 2023, 15:36

VIDEO/ Incident i pazakontë në ajër! Zogu përplaset me një avion, përgjaket piloti

VIDEO/ Incident i pazakontë në ajër! Zogu përplaset me

Një incident i pazakontë është regjistruar në Ekuador teksa një zog u përplas me një avion, duke thyer xhamin e përparmë. Një video e drejtuesit të skuadriljes Ariel Valiente është bërë virale orët e fundit, pasi vetë kapiteni i avionit regjistroi momentin e saktë kur një zog përplaset me avionin që lëvizte në qiell.

Ngjarja është regjistruar në Vinces të provincës Los Ríos të Ekuadorit dhe tregon sesi një zog i madh kapet nga këmbët nga piloti pas përplasjes me xhamin e përparmë të avionit, i cili ka mbetur i plagosur nga përplasja. Në video, piloti shihet i mbuluar me gjak në fytyrë dhe në uniformë, ndërsa para syve është pjesa e poshtme e trupit të zogut të madh.

Megjithatë, piloti arriti të ruante qetësinë e tij, si dhe stabilitetin e avionit dhe stërvitja që ishte planifikuar që në fillim përfundoi normalisht. Autoritetet e Aviacionit nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë lartësinë në të cilën ndodhej avioni dhe as rrugën që po ndiqte. Me sa duket, zogu i madh ngordhi disa minuta pas përplasjes.