BOTA, 14 Qershor 2023, 22:12

Dalin momentet e para nga mbytja e anijes në brigjet greke, mbi 700 emigrantë shihen mbi njëri-tjetrin! Janë shpëtuar vetëm 104

Dalin momentet e para nga mbytja e anijes në brigjet greke, mbi 700

Mediat greke kanë publikuar fotot me pamjet e anijes e cila u përmbyt mesditën e sotme, ku në bord kanë qenë mbi 700 emigrantë.

Dalin momentet e para nga mbytja e anijes në brigjet greke, mbi 700

Në fotot e mëposhtme shihet anija plot me emigrantë pak para se të mbytej në ujërat greke, ku deri më tani numërohet 79 viktima dhe janë shpëtuar vetëm 104.

Dalin momentet e para nga mbytja e anijes në brigjet greke, mbi 700

Lidhur me ngjarjen, zëdhënësi i Rojës Bregdetare, Nikos Alexiou ka cituar: “Pjesa e jashtme e anijes ishte plot me njerëz. Bëhet fjalë për disa persona, pa mundur të japim një numër të saktë. (…) Ajo që panë kolegët e mi kur shkuan në vendngjarje, dëshmon se anija ishte e mbingarkuar, pasi njerëzit ishin të ngjeshur në kuvertë. Një numër i saktë nuk mund të jepet me siguri, por numri është sigurisht shumë i madh”.