TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Plot 5 tonë kokainë janë sekuestruar nga policia belge. Droga, e cila thuhet se është bllokuar rastësisht, u sekuestrua në qytetin e Gentit, njoftuan mediat lokale. Operacioni fillimisht kishte nisur për një rast vjedhjeje të një makine në Bruksel.
Hetimi i dërgoi autoritetet në Gent, ku mëngjesin e së hënës gjetën sasinë e madhe të kokainës në një vend. Vlera e kokainës së konfiskuar është të paktën 200 milionë euro.
Policia ka sekuestruar edhe para të gatshme dhe armë gjatë operacionit. Sipas raportit, ky ka qenë një nga operacionet më të mëdha në vend.