BOTA, 14 Qershor 2023, 09:51

Putin paralajmëron një tjetër përpjekje për të pushtuar Kievin

Putin paralajmëron një tjetër përpjekje për të

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka lënë të nënkuptohet se një tjetër përpjekje mund të ndodhë nga ana e Rusisë për të marrë kryeqytetin ukrainas, Kievin, teksa kërcënoi për një ofensivë të re.

Sipas Sky News, pavarësisht sulmit të dështuar të Rusisë në Kiev që e ktheu një “operacion ushtarak special tre-ditor” në disa muaj lufte në shkallë të plotë, Putin mendon për një përpjekje të dytë.

Trupat ruse “tashmë ishin afër Kievit”, tha ai, duke shtuar: “A duhet të kthehemi atje apo jo? Vetëm unë mund të jap një përgjigje.”

Ai tha se Moska mund të kërkojë të marrë më shumë territor ukrainas për të parandaluar granatimet në Rusi, pas sulmeve në rajonet Kursk dhe Belgorod.

Duke e quajtur atë një “zonë sanitare” në kufi, ai shtoi se sasia e territorit që mund të marrë Rusia varet “nga potencialet që shfaqen pas të ashtuquajturës kundërofensivë [ukrainase]”.