TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përgjaket festa për titullin e fituar në NBA. 9 persona u plagosën si pasojë e të shtënave në Denver të SHBA-ve, ku tifozët e ‘Denver Nuggets’ po festonin fitimin e parë të titullit të NBA-së.
Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit, rreth 3 orë e gjysmë pas ndeshjes. Mësohet se tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën, sipas mediave të huaja.
Të shtënat ndodhën rreth një milje nga Ball Arena, ku Nuggets mposhtën Miami Heat të hënën në mbrëmje.