TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përcillet sot për në banesën e fundit, ish-kryeministri Sivlio Berlusconi. Mësohet se trupi i ‘Kavalieros’ mbërriti në Katedralen Duomo në Milano pak minuta para orës 15:00.
Turmat e njerëzve në shesh duartrokitën trupin, i cili u transportua brenda kishës, shoqëruar me një përshëndetje ushtarake. Presidenti italian Sergio Mattarella dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk mund të mungonin në katedrale.
Më herët mbërritën Matteo Renzi, Mario Draghi dhe presidentët e Interit, Napolit dhe Lazios. Gjithashtu, kryeministri hungarez Viktor Orbán. I pranishëm ishte edhe Emiri i Katarit Hamad Al Thani. Një numër i madh qytetarësh ndodhen në zonë, ku janë vendosur forca policore dhe snajpera. Sot është ditë zie kombëtare për Italinë, ndërsa në hyrje të katedrales janë rreshtuar repartet ushtarake për të nderuar ish-kryeministrin.






