TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rusia vijon me sulmet ndaj Ukrainës, teksa së fundmi raketat kanë rënë në Kryvyi Rih, duke vrarë të paktën 11 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në një magazinë dhe një bllok apartamentesh.
Sulmi në Kryvyi Rih, qyteti i lindjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, vjen ndërsa forcat ukrainase janë në fazat e hershme të një kundërofensivë, pas më shumë se 15 muajsh nga nisja e luftës.
Guvernatori i rajonit të Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak, shkroi në Telegram se trupat e shtatë personave u gjetën nga magazina e një kompanie private dhe katër të tjerë në një apartament, ndërsa shtoi se operacionet e kërkimit ishin ndërprerë.