BOTA, 14 Qershor 2023, 19:56

Jepnin receta me ilaçe të paligjshme, arrestohen mjeku dhe infermierja, mbi 120 mijë euro dëm shtetit

Jepnin receta me ilaçe të paligjshme, arrestohen mjeku dhe

Një mjek endokrinolog 58-vjeçar dhe një infermiere 48-vjeçare në Qendrën Shëndetësore Agrini në Greqi, janë vënë në pranga pasi dyshohet se lëshonin receta me ilaçe farmaceutike të paligjshme.

Ndaj të dy të arrestuarve u ngrit një dosje për organizim kriminal, falsifikim, vërtetime të rreme mjekësore, ryshfet, vërtetim të rremë, falsifikim dhe më pas ekspozim e mashtrim.

Referuar mediave greke, dy të pandehurit u jepnin receta farmaceutike të paligjshme kryesisht shtetasve të pasiguruar.

Vlerësohet se humbja totale e shtetit kalon shumën prej 120 mijë euro. Vihet re se nga qershori deri në nëntor 2022 dy të pandehurit kanë përshkruar 9268 receta barnash në vlerë prej 154403.09 euro.

Në të njëjtën kohë, siç raportojnë të njëjtat burime, të dy të pandehurit gjatë vitit 2023, personave që dëshironin të humbnin peshë, u kishin përshkruar preparate medicinale, të cilat megjithatë ishin të destinuara ekskluzivisht për pacientët me diabet të tipit 2 të diagnostikuar. Po ashtu janë evidentuar raste të qytetarëve që kanë marrë preparatet medicinale specifike për diabetin e tipit 2, për arsye estetike, duke rrezikuar kështu shëndetin e pacientëve që kanë pasur nevojë për to.

Në kontrollet e kryera në shtëpi, makinë, në zyrën e mjekut, si dhe në posedim të të arrestuarve janë gjetur dhe konfiskuar preparate farmaceutike të skaduara, 2350 euro dhe celularë.