BOTA, 4 Prill 2023, 08:53

Ukraina ngre alarmin: Dronët rusë po sulmojnë portin e Odesa-s

Ukraina ngre alarmin: Dronët rusë po sulmojnë portin e Odesa-s

Sulmet ruse në Ukrainë nuk kanë të ndalur. Zyrtarët kanë njoftuar se dronët rusë kanë goditur portin strategjik ukrainas të Odesa-s, dhe për pasojë janë shkaktuar dëme të  mëdha.

“Armiku sapo ka goditur Odesën dhe distriktin Odesa me UAV-të sulmuese”, njoftuan autoritetet lokale në një deklaratë në “Facebook”.

Kreu i administratës ushtarake të qarkut Odesa, Yuriy Kruk, në një deklarata për mediat tha se forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës ishin në gatishmëri dhe paralajmëruan se pritet të ketë një valë të dytë sulmesh.