BOTA, 3 Prill 2023, 20:40

Pesë palë zgjedhje në dy vite, por Bullgaria mbetet ende pa qeveri. Borissov bisedime për koalicion

Pesë palë zgjedhje në dy vite, por Bullgaria mbetet ende pa

Në Bullgari, partitë politike duken të gatshme për bisedime të gjata dhe të vështira për krijimin e një koalicioni qeverisës pasi në zgjedhjet parlamentare nuk pati një fitues të qartë.

Zgjedhjet e së dielës ishin të pestat në harkun kohor të dy viteve.

Sipas rezultateve paraprake pas numërimit të 96% të kutive të votimit, aleanca e udhëhequr nga partia e qendrës së djathtë GERB, e ish kryeministrit Boyko Borissov fitoi 26.5% të votave, ndërsa blloku pro-perëndimor i udhëhequr nga partia “Vazhdimi për Ndryshim” fitoi 24,9%.

Partia nacionaliste “Ringjallja” e cila ka përkrahur sulmin e presidentit rur Vladimir Punin në Ukrainë, u rendit në vendin e tretë me 14.4%, duke siguruar mbështetje më të lartë se sa në zgjedhjet e muajit tetor të vitit të shkuar.

Ngërçi i tejzgjatur politik në Bullgari ka ardhur kryesisht si pasojë e përplasjeve personale mes udhëheqësve të dy blloqeve kryesore dhe ka detyruar vendin të shtyjë afatin për përdorimin e monedhës Euro si dhe ka çuar në mos miratimin e buxhetit për vitin 2023.

Po ashtu, gjendja e pasigurt ka kufizuar mundësitë e Bullgarisë për të përdorur fondet e Bashkimit Europian për rimëkëmbjen pas pandemisë. Analistët thonë se rezultati i paqartë i zgjedhjeve të ditës së djeshme mund të çojë në një tjetër proces zgjedhor, gjatë këtij viti./VOA/