BOTA, 3 Prill 2023, 16:26

Pyetet për vrasjen e blogerit rus, Zelensky ‘kyç gojën’ dhe deklaron: Jam duke menduar për vendin tim!

Pyetet për vrasjen e blogerit rus, Zelensky ‘kyç

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar që të bëjë komente në lidhje me shpërthimin që vrau blegërin ushtarak rus Vladlen Tatarsky në Shën Petersburg të dielën.

Zelensky tha gjatë një turneu në rajonin verior të Chernihiv, se; “Nuk po mendoj se çfarë po ndodh në Shën Petersburg, apo në Moskë. Ata duhet të mendojnë. Rusia duhet të mendojë për qytetet e saj. Unë jam duke menduar për vendin tonë. Dhe qytetet tona.”.

Rusia ka arrestuar një aktiviste kundër luftës të quajtur Daria Trepova në lidhje me shpërthimin që vrau Tatarsky dhe plagosi të paktën 32 të tjerë në një kafene të dielën. Bashkëshorti i Trepova-s, Dmitry Rylov, i tha ‘The Insider’ se ai është i bindur se gruaja e tij "ishte përdorur".

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se Ukraina mund të jetë pas shpërthimit. “Ka prova se shërbimet speciale ukrainase mund të jenë të përfshira në planifikimin e këtij sulmi terrorist”, tha Peskov. Megjithatë, ende nuk janë paraqitur prova të qarta se kush e kreu bombardimin.