BOTA, 3 Prill 2023, 20:17

"Vazhdo të luftosh zoti President!", Orban mesazh mbështetjeje për Trump para seancës gjyqësore: Ne jemi me ty

"Vazhdo të luftosh zoti President!", Orban mesazh

Lideri i shumë diskutuar hungarez, kryeministri Viktor Orban i ka ofruar mbështetjen e tij ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Orban postoi një mesazh në "Twitter" duke inkurajuar Trump të vijojë luftën e tij. 

“Vazhdoni të luftoni, zoti President! Jemi me ju”, ka shkruar në Twitter, Orban, teksa e ka shoqëruar me një foto bashkë me Trump-in.

Mesazhi i Orban vjen një ditë para se Trump të dalë në gjyq në New York. Ndaj ish-presidentit amerikan rëndojnë 30 akuza, ku kryefjala është pagesa ndaj yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels gjatë zgjedhjeve të tij presidenciale të vitit 2016.

Trump udhëtoi sot drejt Nju Jorkut, për t’u përballur me aktakuzat.