BOTA, 3 Prill 2023, 16:19

U arrestua për ‘spiunazh’ nga Rusia, gazetari i ‘Wall Street Journal’ apelon vendimin

U arrestua për ‘spiunazh’ nga Rusia, gazetari i ‘Wall

Gazetari i 'Wall Street Journal', Evan Gershkovich ka apeluar vendimin për arrestimin e tij. CNN shkruan se ende nuk është caktuar një datë për shqyrtimin e ankesës.  

"Gjykata mori një ankesë nga mbrojtja e Gershkovich kundër zgjedhjes së një mase parandaluese në formën e paraburgimit," tha ai.

Gershkovich aktualisht po mbahet në një qendër paraburgimi në burgun famëkeq Lefortovo deri më 29 maj, ndërsa po përballet me akuzën për spiunazh, duke rrezikuar deri në 20 vite burg. Kjo është hera e parë që një gazetar amerikan arrestohet me akuza nga Moska për spiunazh që nga Lufta e Ftohtë.