TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shën Petërsburgu është tronditur mbrëmë nga një shpërthim i fuqishëm, ku në një lokal humbi jetën një mbështetës i Putinit dhe u plagosën 30 të tjerë. E mes misterit se kush fshihet pas, Rusia ka akuzuar Shërbimet e Inteligjencës së Ukrainës se janë autorë të këtij sulmi.
Nga shpërthimi humbi jetën blogeri rus Vladlen Tarasky dhe u plagosën 30 të tjerë. Zyrtarët e antiterrorizmit në Rusi thonë se shërbimet e inteligjencës ukrainase janë përfshirë në vrasjen e blogerit të shquar të luftës, shkruan Skyneës.
Ata thonë se agjentë nga Fondacioni Anti-Korrupsion (FBK), një grup i ndaluar fushatash i krijuar nga figura e burgosur e opozitës së Kremlinit, Alexei Navalny, ndihmuan në vrasjen e tij. Kremlini e ka cilësuar gjithashtu shpërthimin në kafene si një "akt terrorist". Kievi ka hedhur poshtë pretendimet për përfshirjen e tij.
Ndërkohë, dje këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak fajësoi terrorizmin e brendshëm rus për shpërthimin.