BOTA, 5 Maj 2023, 17:02

Ukraina ‘ndez’ sirenat e alarmit, Rusia nis sulmet në disa rajone të vendit

Ukraina ‘ndez’ sirenat e alarmit, Rusia nis sulmet në disa

Kryeqyteti ukrainas, Kievi, ka dhënë alarmin se shumica e rajoneve të Ukrainës po përballen me sulme të ashpra nga ushtria ruse.

Numri i alarmeve është rritur ndjeshëm ditët e fundit. I gjithë ky mobilizim forcash thuhet se vjen pasi Rusia pretendoi se Ukraina kishte tentuar të vriste presidentin rus Vladimir Putin në një sulm me dron herët në mëngjes të së mërkurës, diçka që Kievi e ka mohuar.

Vetëm Kievi ka lëshuar gjashtë alarme paralajmëruese për sulme ruse në tre ditët e fundit, ndërsa sirenat janë dëgjuar në rajone të tjera po ashtu.