BOTA, 4 Maj 2023, 18:26

Nën hetim që prej 2017-ës, arrestohet për korrupsion kryebashkiaku i Odesës

Nën hetim që prej 2017-ës, arrestohet për korrupsion

Kryebashkiaku i Odesës në Ukrainë është arrestuar, ndërsa akuzohet për korrupsion.

Hennadii Trukhanov ka qenë nën hetim që nga viti 2017 mbi akuzat për përvetësim, të cilat ai i ka mohuar, shkruan Sky News.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka nisur një përpjekje kundër korrupsionit brenda Ukrainës, e cila ka çuar në shkarkimin e shumë zyrtarëve.

Ukraina shpreson të bashkohet me Bashkimin Evropian, i cili ka thënë se Kievi duhet të merret me korrupsionin nëse dëshiron të bëhet anëtare.