TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kreu i “Proud Boys”, Enrique Tarrio, dhe tre anëtarë të këtij grupi të ekstremit të djathtë, janë dënuar për komplot, pasi akuzohen për sulmin në Kongresin amerikan gjatë tentativës së dështuar për ta mbajtur në pushtet ish-presidentin Donald Trump.
Një juri gjyqësore në Uashington e shpalli aktivistin Henry Tarrio fajtor për veprën penale ‘konspiracion për rebelim’. “Unë ju premtoj se Departamenti i Drejtësisë do të bëjë gjithë çfarë është e mundur që personat përgjegjës për këtë sulm të urryer i cili kërkoi të trazonte një gur themeli të demokracisë sonë, të japin llogari për veprimet e tyre”, u shpreh prokurori i përgjithshëm i SHBA-së Merrick Garland.
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka siguruar tashmë dënime për konspiracion për rebelim ndaj drejtuesve të grupe kryesore ekstremiste për të cilët prokurorët thonë se ishin të vendosur që ta mbanin jashtë Shtëpisë së Bardhë me çdo çmim Presidentin demokrat Joe Biden. Akuza shoqërohet me një dënim me burg deri në 20 vjet. Tarrio, i cili mbahet në paraburgim që nga arrestimi i tij në mars të vitit 2022, nuk reagoi pas vendimit.