BOTA, 4 Maj 2023, 15:51

Akuzat nga Rusia/ SHBA-ja mohon përfshirjen në sulmin e supozuar me dron në Kremlin

Akuzat nga Rusia/ SHBA-ja mohon përfshirjen në sulmin e supozuar me

Shtëpia e Bardhë mohon çdo përfshirje në një sulm të supozuar me dron në Kremlin.

“Ne nuk kishim asnjë lidhje me këtë”, tha zëdhënësi i këshillit të sigurisë kombëtare, John Kirby për MSNBC

Më herët u raportua se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kishte bërë pretendimin pa ndonjë argument se SHBA-ja qëndronte pas incidentit.

Ai tha se Rusia e di se “vendimet për sulme të tilla terroriste merren në Washington” dhe se Kievi “thjesht i zbaton këto vendime”.

Peskov shtoi se “Washingtoni qëndron padyshim mbrapa këtij sulmi, ne jemi të vetëdijshëm për këtë”, megjithëse nuk ofroi asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tij.

Kirby që mohoi pretendimet e zëdhënësit të Kremlinit, përsëriti se Washingtoni nuk i mbështet apo i fal sulmet nga Ukraina jashtë kufijve të saj.

“Ne kemi qenë të qartë me ta publikisht dhe kemi qenë të qartë me ta privatisht se ne nuk i inkurajojmë dhe as nuk iu mundësojmë atyre të kryejnë sulme jashtë Ukrainës”, potencoi zëdhënësi amerikan.