BOTA, 4 Maj 2023, 17:51

Borrell i prerë me Rusinë: Mos e përdorni dronin në Kremlin si pretekst për të përshkallëzuar luftën në Ukrainë!

Borrell i prerë me Rusinë: Mos e përdorni dronin në Kremlin

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell i ka bërë thirrje sot Moskës që mos ta përdorë sulmin me dron të supozuar se pas tij fshihet Kievi, për të përshkallëzuar kështu  luftën në Ukrainë.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të mos e përdorë këtë sulm të supozuar si një justifikim për të vazhduar përshkallëzimin e luftës,” - u tha gazetarëve Borrell.

Ai shtoi se; “Kjo mund të përdoret për të justifikuar më shumë rekrutimin e njerëzve, më shumë ushtarë, më shumë sulme ndaj Ukrainës. Kam dëgjuar presidentin Zelensky dhe ai e tha të qartë se Ukraina nuk është e përfshirë në sulme, se ata po mbrojnë vendin e tyre, por po luftojnë në tokën e tyre, se nuk po sulmojnë tokën ruse”.