BOTA, 5 Maj 2023, 11:23

Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan: Opozita turke është LGBT

Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan: Opozita turke është LGBT

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se rivali i tij politik, Kemal Kilicdaroglu, është “LGBT”, përpara zgjedhjeve që do të mbahen javën e ardhshme. 

Qeveria e Erdoganit e sheh LGBT si një "fe" amerikane dhe evropiane, të huaj për moralin turk.

"Ne e dimë se zoti Kemal është një person LGBT," tha Erdogan në një tubim në qytetin e Giresun të enjten. "CHP është LGBT, partia IYI është LGBT, HDP është LGBT," vazhdoi ai, duke renditur fraksionet politike në bllokun gjashtëpartiak të Aleancës Kombëtare të Kilicdaroglu.

“Ne si Aleancë Popullore jemi kundër kësaj”, deklaroi ai duke iu referuar vetë bllokut të tij politik. “Familja është e shenjtë për ne. Një familje e fortë do të thotë një komb i fortë. Çfarëdo që të bëjnë ata, Zoti na mjafton”.

Erdogan ka akuzuar Kilicdaroglu dhe aleatët e tij se janë pro-LGBT më parë dhe e bëri të njëjtin fjalim pothuajse fjalë për fjalë në një tubim në qytetin e Rizes të mërkurën. 

Kilicdaroglu nuk është një mbështetës i hapur i të drejtave të homoseksualëve, por ka premtuar se do të rivendosë Konventën e Stambollit nëse zgjidhet.