TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një rast tronditës është zbuluar në Holandë, ku një infermier ka rrëfyer se ka vrarë të paktën 20 pacientë që ishin infektuar me COVID-19. Kjo me pretendimin se nuk donte që t’i shihte teksa ata vuanin.
30-vjeçari Theodore B., ka zbuluar aktin e tij të urryer para stafit infermieror të klinikës së shëndetit mendor, ku ishte trajtuar për disa javë në të kaluarën. Vrasjet, të cilat po hetohen nga zyra e prokurorit publik holandez, dyshohet se kanë ndodhur midis marsit 2020 dhe majit 2022 në spitalin Ëilhelmina në Assen.
30-vjeçari u arrestua tre javë më parë në shtëpinë e tij në Veenhuizen dhe të enjten u la në paraburgim edhe për një muaj tjetër. Hetimi për vdekjet e raportuara është ende në vazhdim.