BOTA, 4 Maj 2023, 14:16

Pas Ukrainës, Rusia akuzon SHBA për sulmin me dron në Kremlin

Pas Ukrainës, Rusia akuzon SHBA për sulmin me dron në Kremlin

Pas Ukrainës, sot Rusia ka akuzuar Amerikën për një sulm me dron, që sipas tyre synonte të vriste Vladimir Putinin.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov akuzoi SHBA në një konferencë për gazetarët, duke thënë se Uashingtoni duhet të jetë i vetëdijshëm se Rusia e di se ajo po zgjedh objektivat dhe Ukraina thjesht po zbatonte planet e SHBA.

Ai nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimin e përfshirjes së SHBA.

Ndërkohë kujtojmë se nga ana tjetër presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mohuar që Kievi të ketë lidhje me atentatin.

Disa ekspertë kanë sugjeruar se vetë Moska mund ta ketë krijuar incidentin si një operacion të rremë, që synon rritjen e mbështetjes ruse për luftën.

Moska pretendoi përmes një videoje të mërkurën se dy dron u përpoqën të sulmonin Kremlinin, por u çaktivizuan dhe nuk shkaktuan asnjë dëm.