TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person u vra dhe rë paktën 2 të tjerë u plagosën rëndë në një sulm me armë ditën e sotme, në një strukturë të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Dallas të SHBA-ve.
Fillimisht u njoftua për tre të plagosur, por një prej tyre nuk i mbijetoi plagëve. Autoritetet konfirmuan se i dyshuari e drejtoi armën nga vetja, duke kryer vetëvrasje. Të paktën dy të paraburgosur në qendrën e paraburgimit të agjencisë janë midis të plagosurve dhe motivet mbeten të panjohura. Zëvendësdrejtori i ICE-së, Todd Lyons, i tha CNN-së më herët të mërkurën se tre persona u qëlluan dhe u dërguan në spital, pa i identifikuar ata.
Këto objekte zakonisht strehojnë agjentë të ICE-së, civilë dhe të ndaluar imigrantë. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Christie Noem konfirmoi incidentin dhe tha se kishte “lëndime dhe viktima të shumta” brenda qendrës së paraburgimit. Në një postim në Platformën X, ajo theksoi:
“Ndërsa ende nuk e dimë motivin, e dimë që oficerët e ICE po përballen me dhunë të paparë kundër tyre. Kjo duhet të ndalet. Ju lutemi lutuni për viktimat dhe familjet e tyre”.
A person fired into a Dallas, TX ICE facility from an elevated position this morning reportedly hitting at least 3 people before killing himself.#CityLife #dallas #texas #ICE #sniper #urban #DHS pic.twitter.com/zbnB4vHFOm
— Mrgunsngear (@Mrgunsngear) September 24, 2025
Drejtoresha në detyrë e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE), Madison Sheehan, tha se sulmi i armatosur ndaj një objekti të ICE në Dallas mbetet një “situatë shumë fluide” dhe motivi i sulmuesit është i panjohur. “Kemi parë shumë dhunë në objektet e ICE dhe kjo nuk është hera e parë që përballemi me një sulm të tillë këtë vit”, theksoi ajo në Fox News. Asnjë oficer i ICE nuk u lëndua, shtoi Sheehan, pa dhënë detaje të tjera.
U.S. Secretary of Homeland Security Kristi Noem confirms a shooting this morning at a detention center for Immigration and Customs Enforcement (ICE) in Dallas, Texas, with local media reporting that the shooter targeted detainees, resulting in several injured and possibly killed.… pic.twitter.com/mCkpAQ7rWl — OSINTdefender (@sentdefender) September 24, 2025