BOTA, 24 Shtator 2025, 14:25

Grabitet vila e trajnerit të skuadrës së Portugalisë/ ‘Skifterat’ marrin ora dhe bizhuteri me vlerë 800 mijë euro

Grabitet vila e trajnerit të skuadrës së Portugalisë/

Grabitësit kanë hyrë me forcë në vilën e trajnerit të skuadrës së futbollit të Portugalisë, Roberto Martinez, në Cascais, në perëndim të Lisbonës dhe kanë vjedhur ora dhe bizhuteri luksoze me vlerë afro 800 mijë euro.

Incidenti ndodhi të shtunën pasdite kur Martinez dhe gruaja e tij Beth Thompson dolën nga shtëpia për rreth katër orë. Besohet se hajdutët hynë në banesën luksoze përmes një dritareje.

Forcat policore ‘PSP’ të Portugalisë po drejton aktualisht hetimin, ndërsa departamenti i mjekësisë ligjore ka ekzaminuar shtëpinë për të gjetur gjurmë të rëndësishme.

Spekulohet se kriminelët e dinin paraprakisht se çifti do të qëndronte jashtë shtëpisë për kaq gjatë, duke u dhënë atyre kohë të mjaftueshme për të bastisur shtëpinë për sende me vlerë.

Martinez e udhëhoqi ekipin portugez drejt titullit të Ligës së Kombeve për sezonin 2024-2025.