TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lëvizja e fundit e SHBA-ve pritet të përshkallëzojë tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës.
Mediet e huaja raportojnë se SHBA-të janë duke mbajtur një qëndrim të prerë kundër Rusisë në agresionin e saj ndaj Ukrainës, pasi përveç ndihmave ndaj ukrainasve, kanë vënë në lëvizje edhe makinerinë e tyre gjigante ushtarake.

Raportohet se aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry Truman” ndodhet aktualisht vetëm pak kilometra nga Deti i Zi, pikërisht përballë ngushticës së Dardaneleve.
Ajo ndodhet aty bashkë me anijet e tjera shoqëruese duke i dhënë një mesazh të fortë Putinit dhe ushtrisë së tij.
Aeroplanmbajtësja “USS Harry Truman” është pjesë e Flotës së Gjashtë amerikane, të pozicionuar në Mesdhe.