TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas takimit prej gati tre orësh me presidentin Vladimir Putin, kryeministri izraelit Naftali Bennett deklaroi se përpjekjet diplomatike janë koordinuar me SHBA-të, Gjermaninë dhe Francën. Ai vuri në dukje se lidershipi izraelit “është në dialog të vazhdueshëm edhe me Ukrainën”.
Pas përfundimit të takimit në Moskë, Bennett është nisur për në Berlin për një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Tri ditë më parë, Bennett zhvilloi biseda të veçanta telefonike me Putinin dhe Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Zelensky i ka bërë thirrje Izraelit që të ndërmjetësojë përpjekjet për të arritur një armëpushim. Ndërsa Izraeli e ka dënuar pushtimin e Rusisë përmes ministrit të Jashtëm Yair Lapid, vetë kryeministri Bennett i ka shmangur kritikat e drejtpërdrejta ndaj Rusisë apo Putinit.
Izraeli ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë në vitet e fundit në mënyrë që të mund të vazhdojë sulmet ajrore kundër objektivave iraniane në Siri – të cilat ai i konsideron si kritike për të parandaluar transferimin e teknologjisë së raketave në përplasjen me Hezbollahun.