TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka deklaruar gjatë një fjalimi televiziv të mbrëmjes së sotme se Rusisë i duhen vendosur sanksione më të forta. “Ato përfshijnë, ndër të tjera, ndalimin e bankës ruse Sberbank nga SËIFT, mbylljen e porteve evropiane për anijet ruse, mbylljen e aksesit të Rusisë në kriptovalutat dhe ndalimin e blerjeve të naftës ruse”, tha Kuleba. Sipas ministrit të Jashtëm, Kuleba nafta ruse “bie erë gjaku ukrainas sot”, duke shtuar se “blerja e saj është financimi i krimeve ruse të luftës”.
Ai përsëriti thirrjen e Ukrainës për aleatët ndërkombëtarë për të mbrojtur hapësirën ajrore të Ukrainës nga “bombardimet pa dallim dhe barbar nga rusët” dhe për t’i siguruar vendit “avionë luftarakë dhe mbrojtje serioze ajrore, raketa dhe armë”.
“Mesazhi im për botën është i qartë. Kur të gjithë liderët evropianë dhe të tjerë në të gjitha ceremonitë gjatë gjithë vitit, përsërisin ato fjalë të veçanta, “kurrë më”, tani ata duhet të dëshmojnë me veprime se i qëndrojnë atyre fjalëve. Të provoni tani që keni mësuar nga e kaluara, se një forcë e re brutale në Evropë mund të ndalet përpara se të tërheqë të gjithë kontinentin në një konflikt shkatërrues”, tha ministri i Jashtëm, duke përfunduar fjalimin e tij”, ,” tha Kuleba, duke iu referuar bombardimeve naziste të kryeqyteteve evropiane gjatë Luftës së Dytë Botërore.