BOTA, 6 Mars 2022, 13:47

“Do mbështesim refugjatët nga Ukraina”- Mbi 230.000 njerëz kanë kaluar në kufirin moldav, kryeministrja përsërit apelin për anëtarësim të vendit në BE

“Do mbështesim refugjatët nga Ukraina”- Mbi 230.000

Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita ka ritheksuar dëshirën e saj që vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Kryetarja e qeverisë bëri komentet në një konferencë shtypi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në kryeqytetin Kishinau.

Blinken udhëtoi në Moldavi për t’u takuar me zyrtarë qeveritarë gjatë krizës së refugjatëve pas pushtimit rus në Ukrainë.

Sipas Gavrilita, më shumë se 230.000 njerëz kanë kaluar kufirin moldav nga Ukraina, ndërsa 120.000 prej tyre kanë qëndruar në shtetin e saj.

“Për një vend të vogël si Moldavia proporcionalisht ky është një numër shumë i madh. Dhe menaxhimi i një fluksi të tillë sepse ishte i mundur vetëm për shkak të solidaritetit të jashtëzakonshëm të treguar nga çdo person, çdo kompani, çdo organizatë joqeveritare. Të gjithë janë mbledhur për të siguruar strehim, ushqim, për të ofruar ndihmë për refugjatët e luftës”, tha ajo.

Gavrilita shtoi se vendi i saj kërkon anëtarësimin në BE, duke thënë: “Ne kemi dorëzuar kërkesën tonë më 3 mars. Dhe ndërsa nisim këtë udhëtim, ne e dimë se mund të mbështetemi në miqësinë dhe në mbështetjen të Shteteve të Bashkuara.”