BOTA, 5 Mars 2022, 16:26

"Ndaloni së qëlluari, po rrezikoni sigurinë e gjithë botës"- Momentet kur punonjësi i termocentralit bërthamor iu lutet forcave ruse

"Ndaloni së qëlluari, po rrezikoni sigurinë e gjithë

"Ndaloni së qëlluari, po rrezikoni sigurinë e gjithë botës". Kështu i është drejtuar punonjësi i termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia ushtarëve rusë me altoparlant duke iu lutur që të ndalojnë bombardimet në drejtim të centralit.

Pamjet e publikuara nga Daily Mail janë nga brenda dhomës së kontrollit të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë që tregojnë një person duke folur me altoparlant dhe duke iu lutur ushtarëve rusë të ndalojnë së qëlluari drejt termocentralit.

‘Ndaloni të shtënat në një objekt të rrezikshëm bërthamor. Ndaloni të shtënat menjëherë! Ju po kërcënoni sigurinë e gjithë botës!’ ka thënë ai, shkruan ‘Daily Mail’.

Termocentrali bërthamor, i cili prodhon rreth 20 për qind të energjisë elektrike të Ukrainës, u sulmua në orët e para të së premtes.

Ekspertët bërthamorë paralajmëruan se sulmet ishin “të frikshme”, dhe se çdo fatkeqësi e shkaktuar nga luftaktuale të ishte e ngjashme me “Fukushimën” në 2011 dhe jo me tmerrin e “Çernobilit”.

"Ndaloni së qëlluari, po rrezikoni sigurinë e gjithë

"Ndaloni së qëlluari, po rrezikoni sigurinë e gjithë

"Ndaloni së qëlluari, po rrezikoni sigurinë e gjithë

"Ndaloni së qëlluari, po rrezikoni sigurinë e gjithë