TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trupat ruse kanë marrë nën kontroll një spital psikiatrik 60 km në veriperëndim të Kievit, duke bllokuar rreth 670 pacientë brenda.
Platforma ukrainase e lajmeve Hromadske bën të ditur se guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kuleba, konfirmoi se spitali në Borodyanka ishte marrë nën kontroll nga rusët.
“Sot ne nuk e kuptojmë se si t’i evakuojmë këta njerëz, si t’i ndihmojmë ata. Atyre po u mbarojnë ilaçet dhe uji. Këta janë persona me nevoja të veçanta, kanë nevojë për ndihmë të vazhdueshme… shumë prej tyre janë të shtrirë në shtrat prej vitesh”, u shpreh Oleksiy Kuleba, ndërsa shtoi se ka shumë gjasa që spitali të sulmohet.