BOTA, 5 Mars 2022, 19:00

Rusia mban prej ditësh në paraburgim yllin e basketbollit amerikan

Rusia mban prej ditësh në paraburgim yllin e basketbollit amerikan

Shërbimi Federal i Doganave Ruse tha të shtunën se zyrtarët kishin arrestuar një basketbolliste amerikane, pasi asaj iu gjetën fishekë dhe hashash në bagazhin e saj në aeroportin Sheremetuevo pranë Moskës.

Shërbimi Doganor tha në një deklaratë se lojtarja kishte fituar dy medalje të arta olimpike me SHBA, por nuk e bëri të ditur emrin. Agjecia ruse e lajmeve TASS, duke cituar një burim të zbatimit të ligjit, e identifikoi lojtaren si Brittney Griner, pjesë e Phoenix Mercury në WNBA.

Griner, 31 vjeç, fitoi medalje të arta me ekipin kombëtar të basketbollit të femrave të SHBA në 2021 dhe 2016.

Kontrolli në aeroport ka ndodhur në muajin shkurt, sipas Shërbimit Doganor, duke shtuar mundësinë që Griner të jetë në paraburgim prej të paktën disa ditësh.