TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara për ndihmë në krijimin e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë gjatë një telefonate në Zoom me ligjvënësit amerikanë.
Sipas CNN, Zelensky u kërkoi senatorëve amerikanë sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, duke përfshirë energjinë, dhe më shumë ndihmë ushtarake drejtuar forcave ukrainase. Ai falënderoi SHBA-në për mbështetjen që ka dhënë deri më tani, por mesazhi i tij i përgjithshëm ishte se vendi i tij ka nevojë për më shumë ndihmë.
Një senator tjetër gjatë takimit tha se Zelensky mbrojti ndalimin e importeve të naftës ruse, pezullimin e të gjitha transaksioneve tregtare – si Visa dhe Mastercard – dhe u kërkoi ligjvënësve që të ndihmonin Ukrainën të merrte më shumë avionë me të cilët pilotët ukrainas janë trajnuar dhe mund të fluturojnë.