BOTA, 10 Gusht 2023, 12:42

VIDEO/ Sapo hipën në makinë, nis breshëria e plumbave drejt tij, momenti i ekzekutimit të kandidatit për President në Ekuador

VIDEO/ Sapo hipën në makinë, nis breshëria e plumbave drejt

Janë publikuar momentet e ekzekutimit të Fernando Villavicencio, kandidat për president në Ekuador, i cili u vra pas përfundimit të një fushate elektorale në qytetin verior të Kuitos të mërkurën (9 gusht).

Siç shihet në video, politikani i rrethuar nga sigurimi afrohet drejt automjetit të tij.

Në momentin që Fernando Villavicencio hy në makinë dëgjohen të shtëna me armë drejt tij. Plumbat kanë qenë fatalë për kandidatin për president, i cili nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ai është një nga kandidatët e paktë që pretendon për lidhje mes krimit të organizuar dhe zyrtarëve qeveritarë në Ekuador.

Një bandë kriminale e quajtur Los Lobos (The Wolves) ka marrë përgjegjësinë për ekzekutimin e tij.

Los Lobos është banda e dytë më e madhe në Ekuador me rreth 8.000 anëtarë, shumë prej të cilëve janë pas hekurave.

Banda ka qenë e përfshirë në një shumë përleshje vdekjeprurëse kohëve të fundit në burgje, ku dhjetëra të burgosur janë vrarë brutalisht.

Los Lobos mendohet se ka lidhje me Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco me bazë në Meksikë (CJNG), për të cilin trafikon kokainë.

Vrasja vjen më pak se dy javë përpara zgjedhjeve presidenciale, në të cilat çështja e pasigurisë shfaqet si shqetësimi kryesor.