BOTA, 9 Gusht 2023, 15:53

Ndodh dhe kjo! Shkoi për të peshkuar, kreybashkiakja nxjerr nga deti kokainë me vlerë 1 milion dollarë

Ndodh dhe kjo! Shkoi për të peshkuar, kreybashkiakja nxjerr nga deti

Kryebashkiakja e qytetit Tampa në Florida, Jane Castor dhe familja e saj ishin duke peshkuar për gaforre dhe peshq jo shumë larg bregut, kur gjithçka doli nga parashikimi. Ata peshkuan një pako me madhësinë e një mikrovale që përmbante 70 kilogramë kokainë me vlerë 1.1 milion dollarë.

Familja ishte nisur për në port kur vëllai i Jane vuri re paketën e pazakontë. “Sa më shumë afroheshim, u bë e qartë për mua se ishte kokainë”, u tha kryebashkiakja gazetarëve. Jane Castor kishte punuar si oficere në departamentin e narkotikëve të Departamentit të Policisë Tampa për tetë vjet, dhe si shefe e departamentit për gjashtë vjet, kështu që ajo e kuptoi menjëherë se për çfarë bëhej fjalë.

Pakoja ishte e mbështjellë me plastikë të konsumuar. Brenda kishte rreth njëzet ‘tulla’ të mbështjella fort, të zbukuruara me flutura të kaltra dhe vjollcë. Pasi tërhoqi “mallin” në anijen e saj, e raportoi kapjen në Zyrën e Sherifit të Qarkut Monroe. Agjentët e Patrullës Kufitare të SHBA, mbërritën shpejt për të marrë në dorë drogën. Ata konfirmuan se ishte kokainë dhe e vlerësuan 1.1 milionë dollarë.