BOTA, 9 Gusht 2023, 16:55

Përmbytjet më të këqija në 50 vite, Norvegjia evakuon mijëra njerëz, shtëpi dhe biznese nën ujë

Përmbytjet më të këqija në 50 vite, Norvegjia evakuon

Norvegjia ka evakuuar mijëra njerëz pasi lumenjtë u ngritën në nivelet më të larta në 50 vjet, ndërsa shumë banesa dhe biznese u përmbytën. Rrugët kryesore u mbyllën dhe shërbimet e trenave u pezulluan në pjesë të mëdha të shtetit norvegjez pasi lumenjtë dolën nga brigjet e tyre. Autoritetet kanë paralajmëruar për përmbytje të mëtejshme që mund të pasojnë në ditët në vijim, ndërkohë që uji lëviz drejt zonave të ulëta bregdetare.

Qarku Inlandet, një nga zonat më të goditura, njoftoi se një numër njerëzish ishin të izoluar nga përmbytjet dhe se shërbimet e urgjencës mund të mos jenë në gjendje të arrijnë menjëherë të gjithë në nevojë. “Ne jemi në një gjendje të jashtëzakonshme të përmasave kombëtare”, tha kryetari i bashkisë së Inland Aud Hove.

Qeveria ka vendosur të mobilizojë më shumë helikopterë për evakuim, njoftoi Ministria e Drejtësisë dhe Sigurisë Publike për TV2. Autoritetet norvegjeze thanë se nuk ka pasur viktima deri më tani. Erërat e forta, shiu i dendur dhe rrëshqitjet e dheut kanë goditur ditët e fundit Finlandën dhe Suedinë.