BOTA, 9 Gusht 2023, 15:03

Tragjedi në Francë, zjarri në një qendër kujdesi për personat me aftësi të kufizuara u merr jetën 9 personave

Tragjedi në Francë, zjarri në një qendër kujdesi

Nëntë persona janë gjetur të pajetë në një qendër kujdesi për personat me aftësi të kufizuara në Francë, ndërsa janë shpallur të zhdukur 2 të tjerë.

Ngjarja ndodhi në Ëintzenheim, pranë kufirit gjerman, rreth orës 6:33 (me orën lokale).

Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave.

“Përballë kësaj tragjedie, mendimet e mia shkojnë për viktimat, për të lënduarit, për të dashurit e tyre. Faleminderit forcave tona të sigurisë dhe shërbimeve tona të mobilizuara të emergjencës”, tha Macron në një deklaratë për mediat.