BOTA, 9 Gusht 2023, 19:02

Skena apokalipsi në Hawaii, zjarri shkatërron ishullin tropikal

Skena apokalipsi në Hawaii, zjarri shkatërron ishullin tropikal

Zjarret e mëdha kanë shpërthyer ditët e fundit në ishullin Havai të Maui, të cilat janë të vështira për t'u kontrolluar për shkak të erërave të forta dhe deri më tani kanë djegur mijëra hektarë tokë kryesisht të pyllëzuara.

Si pasojë janë shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë elektrike,  pasi shumë linja elektrike janë shkatërruar si nga flakët, ashtu edhe nga rënia e pemëve. Rreth 400 shtëpi në katër vendbanime në pjesën veriore të ishullit janë evakuuar për arsye sigurie, ndërsa 13,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike, thanë autoritetet.

Zëdhënësja e qarkut Maui, Mahina Martin tha në një konferencë për shtyp se këto janë ditë veçanërisht të vështira për ishullin për shkak të fronteve të shumta të zjarrit, erërave të forta dhe evakuimeve të shumta që duhen bërë.