BOTA, 9 Gusht 2023, 19:29

Zjarr në një artileri në Donetsk, humb jetën një fëmijë dhe plagosen dy të tjerë

Zjarr në një artileri në Donetsk, humb jetën një

Një fëmijë u vra dhe dy të tjerë u plagosën kur artileria ukrainase bombardoi një ndërtesë dykatëshe në qytetin e Donetsk, tha kreu i emëruar nga Rusia i pjesës së pushtuar të asaj krahine, Denis Pushilin.

Një pjesë e provincës Donetsk në Ukrainën lindore ishte nën kontrollin e separatistëve pro-rusë që nga viti 2014 derisa Moska shpalli vitin e kaluar aneksimin e të gjithë provincës ukrainase.

Moska thotë se forcat ukrainase po bombardojnë çdo ditë pjesë të provincës të kontrolluara nga Rusia.

Në sulme të veçanta, zyrtarë të emëruar nga Rusia në provincën jugore të Ukrainës Zaporizhia i thanë agjencisë së lajmeve Interfax se katër civilë u vranë dhe dy u plagosën nga bombardimet ukrainase në fshatin Trudove, rreth 15 kilometra në lindje të qytetit të Tokmak.