TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria italiane ka tërhequr një taksë të jashtëzakonshme mbi fitimet bankare në një përpjekje për të qetësuar investitorët. Vihet re se të hënën u njoftua vendimi për vendosjen e taksimit të jashtëzakonshëm mbi fitimet e tepërta të bankave, një veprim që fshiu 10 miliardë euro nga vlera e tregut të aksioneve të bankave në pak orë.
Në deklaratat sqaruese Roma njoftoi se taksa e jashtëzakonshme nuk do të kalojë 0.1% të totalit të aktiveve (aseteve) të çdo institucioni financiar. Në të njëjtën kohë, u tha se ato banka që tashmë kanë rritur normat e interesit për depozituesit “nuk do të kenë ndikim të rëndësishëm” nga zbatimi i rregullores së re.
Në bazë të vendimit fillestar të qeverisë Meloni, vendosja e një takse do të ishte e rendit të 40% për fitimet e larta të institucioneve financiare, me synim financimin e uljes së taksave dhe masave mbështetëse për huamarrësit. Plani parashikonte që tatimi për vitin 2023 do të vendosej në rastet e tejkalimit të të ardhurave nga interesi (NII) me të paktën +10%.
Tatim prapaveprues do të zbatohej edhe për vitin 2022, në rast të tejkalimit të të ardhurave nga interesi me të paktën 5%. Synimi i qeverisë italiane, sipas burimeve kompetente, ishte të mblidhte deri në 2 miliardë euro, duke pasur parasysh fitimet e mëdha të sektorit nga rritjet e njëpasnjëshme të normave të interesit të bankës qendrore evropiane (në 4.25% të normës bazë).