BOTA, 7 Shkurt 2023, 19:03

Rëndohet bilanci në Siri e Turqi! Shënohen mbi 6300 viktima, 30 mijë të plagosur të shtruar në spitale

Rëndohet bilanci në Siri e Turqi! Shënohen mbi 6300 viktima, 30

Sa vjen dhe rëndohet bilanci i viktimave si pasojë e tërmeteve në Siri dhe Turqi. Deri më tani janë konfirmuar 6326 viktima në total.

Në Turqi, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, janë shënuar 4544 viktima në 10 provinca.

Ndërsa në Siri, autoritetet raportojnë për 1782 viktima, ku 970 prej tyre kanë ndërruar jetë në zonat e “pushtuara” nga rebelët.

Autoritetet vendase raportojnë se 812 persona të tjerë kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria zyrtare.

Përsa i përket të plagosurve, janë mbi 30 mijë persona që janë shtruar në spitale dhe po marrin trajtim mjekësor.