TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy tërmete të mëdha dhe një sërë pasgoditjesh kanë goditur Turqinë, Sirinë dhe rajonin përreth, duke vrarë më shumë se 2700 njerëz dhe duke shkaktuar shkatërrime të mëdha.
Tërmeti i parë, me magnitudë 7.8, ra në orët e para të mëngjesit pranë qytetit të Gaziantepit, në jug të Turqisë. Disa orë më vonë, teksa njerëzit ishin ende në kërkim të të mbijetuarve në rrënoja, pati një tërmet me përmasa të ngjashme, 100 km në veri.
Intensiteti i lëkundjeve rrëzoi gjithashtu blloqe kullash dhe ndërtesa publike në veri të Sirisë dhe u ndje deri në Qipro dhe Liban. Epiqendra e tërmetit të parë ishte afër Gaziantepit, një qytet me më shumë se dy milionë banorë. Shumë dolën në rrugë teksa ndërtesat filluan të dridhen.







